Shtetasi gjerman e bën për spital gruan e tij në Vushtrri, familjarët e viktimës i shkojnë në banesë të dyshuarit

Shtetasi gjerman e bën për spital gruan e tij në Vushtrri, familjarët e viktimës i shkojnë në banesë të dyshuarit

Kronika July 31, 2021 - 09:21

Dje në qytetin e Vushtrrisë janë arrestuar dy persona, një kosovarë dhe një shtetas gjerman.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari shtetas gjerman e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e më pas dy të dyshuarit tjerë familjar të viktimës kanë shkuar në banesën e viktimës dhe të tre të dyshuarit janë përleshur fizikisht.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit me rekomandim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar.

“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri