Policia jep detaje për vetaksidentin në Viti ku humbi jetën një grua

Policia jep detaje për vetaksidentin në Viti ku humbi jetën një grua

Kronika July 29, 2021 - 17:08

Një grua ka vdekur si pasojë e vetaksidentit në fshatin Sllatin e Ulët, komuna e Vitisë.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:36, ku një veturë në lëvizje e sipër ka humbur kontrollin dhe dyshohet se e ka goditur një mur skaj rruge.

“Një veturë në lëvizje e sipër ka humbur kontrollin dhe dyshohet se e ka goditur një mur skaj rruge, me ç'rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë në qendren emergjente të Gjilanit. Edhe për kundër ndihmës së ofrua Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen një femre që ndodhej në veturë,si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident”, tha Hashani.

Sipas tij, drejtuesja e veturës pas tretmanit mjekësor në spitalin e Gjilanit është liruar, por me urdhër të prokurorit është ndalur në qendrën e ndaljes për 48 orë, gjersa pasagjerja tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

“Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet për ti ditë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë”, ka thënë Hashani. /Zëri