Policia gjen 86 palë pantallona të kontrabanduara në autobusin e relacionit Novi Pazar - Prishtinë

Policia gjen 86 palë pantallona të kontrabanduara në autobusin e relacionit Novi Pazar - Prishtinë

Kronika July 29, 2021 - 16:13

Njësia Policore e Hetimeve dhe Inteligjencës e Drejtorisë Rajonale Veriu të Policisë Kufitare, gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Befasia’ në pikën kufitare të Jarinjes kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit një autobus të relacionit: Novi Pazar – Prishtinë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në një hapësirë të fshehur në bagazhin e autobusit është gjetur mall i kontrabanduar (86 palë pantallona).

Nga PK-ja kanë bërë të ditur se oër rastin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar inicimin e rastit “kontrabanda me mallra”.

“I dyshuari me mallin e kontrabanduar dorëzohen në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri