Policia kap katër personat që po i kërkonte

Policia kap katër personat që po i kërkonte

Kronika July 29, 2021 - 11:44

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Pejë, të cilët ishin në kërkim.

Vendndodhjen e tyre e zbuluan pas një pune operativo-hetimore në orët e mëngjesit të kësaj të enjte në lokacione të ndryshme, njofton Klan Kosova.

Tre persona, të dyshuar për veprën penale “Grabitje”, janë të dënuar me katër vjet burg dhe një person i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, siç njofton policia.

Pas arrestimit të dyshuarit për veprën penale “Grabitje” janë dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ndërsa i dyshuari për veprën penale “Vjedhje e rendë” është dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.