Policia konfiskon një pistoletë në Vushtrri
Foto ilustruese

Policia konfiskon një pistoletë në Vushtrri

Kronika July 21, 2021 - 23:27

Sonte rreth orës 21:00 njësitet policore kanë sekuestruar një armë zjarri në Vushtrri 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën ’’Ismail Qemaili’’ në Vushtrri, në kohën kur njësia policore po realizonte një pikë kontrolli.

Gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës tek i dyshuari-pasagjer është gjetur dhe sekuestruar një Pistoletë me gjashtë fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

"Me këtë rast atij i është sekuestruar arma e llojit “Pistoletë” me gjashtë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Ndërkaq, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”, konfirmon policia për "Zërin".