Arrestohen dy persona në Gjilan, kryen marrëdhënie seksuale në këmbim të parave

Arrestohen dy persona në Gjilan, kryen marrëdhënie seksuale në këmbim të parave

Kronika June 19, 2021 - 09:25

Dje Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në qytetin e Gjilanit.

Sipas Policisë, një burrë dhe një grua dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Përmes raportit 24-orësh, PK-ja ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 14 maj të muajit të kaluar, ndërkaq dje janë arrestuar të dyshuarit.

“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar dhe rasti të dërgohet në gjykatë”, thuhet në raportin e Policisë./Zëri