Goditet nga rrufeja, vdes burri nga Peja
Foto Ilustrim

Goditet nga rrufeja, vdes burri nga Peja

Kronika June 17, 2021 - 22:21

Ka vdekur një burrë nga fshati Kusoriq i Pejës mbrëmjen e sotme rreth orës 19:25, pasi i njëjti u godit nga rrufeja.

Kështu ka bërë të ditur për “Zërin” Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, deklaroi Rugova. /Zëri