17-vjeçari nga Hajvalia, i zhdukur për më shumë se 10 ditë

17-vjeçari nga Hajvalia, i zhdukur për më shumë se 10 ditë

Kronika June 17, 2021 - 09:00

Një grua nga Hajvalia ka raportuar në Polici se djali i saj qe 13 ditë është zhdukur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është i moshës 17-vjeçare.

“Hajvali, Prishtinë, 04.06.2021 – 16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia është larguar djali i saj i moshës 17-vjeçare, i cili deri tani nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri