Dyshohet për plagosje në Mitrovicë, policia nis verifikimin e rastit
Foto Ilustruese

Dyshohet për plagosje në Mitrovicë, policia nis verifikimin e rastit

Kronika June 13, 2021 - 13:14

Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri tek lumi Ibri në Mitrovicë.

Policia e Mitrovicës së Jugu janë në verifikim të rastit pasi ende nuk dihet saktë se ku ka ndodhur, njofton Klankosova.tv.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, për Klankosova.tv tha se ekipe të policisë janë në kërkim dhe verifikim të rastit pasi nuk dihet nëse rasti ka ndodhur në Jug.