Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Kaçaniku

Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Kaçaniku

Kronika June 13, 2021 - 11:43

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot po vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Begraca e Kaçanikut , Muhabi Shukri Islami, i lindur me 13.03.1978.

Policia bën me dije se i njëjti me datën 07qershor kishte dal nga shtëpia e tij dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.

“Ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt ,FSK, Zjarrfikësve dhe 40 vullnetarë, kanë nisur me mëngjes kërkimin e tij. Ai, ka flokë të zeza, sy të kaltër, i gjatë 1.80 cm, peshon 75 kg dhe kishte të veshur xhins të kaltërta, bluzë të zezë dhe këpucë të zeza”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt, ( tel .192) . /Zëri

Image