Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri ku vdiq një 59-vjeçar

Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri ku vdiq një 59-vjeçar

Kronika June 13, 2021 - 10:40

Në mbrëmjen e së shtunës një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:40, në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri, si pasojë e së cilit një 59-vjeçar mbeti i vdekur.

Policia ka bërë të ditur se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe biçiklistit, viktimës mashkull kosovar . Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë. Si pasoj e aksidentit viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore, ekipi i ndihmës së shpejtë dhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin 24-orësh të PK, raporton Zeri.info.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri