Policia i shkon në ndihmë gjilanasit pas vetaksidentit, ky i fundit i ofendon dhe kanos ata

Policia i shkon në ndihmë gjilanasit pas vetaksidentit, ky i fundit i ofendon dhe kanos ata

Kronika June 13, 2021 - 09:37

Në mëngjesin e djeshëm një person është aksidentuar dhe me të arritur në ndihmë nga Policia e Kosovës, viktima i ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policor.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, Zëri.info.

“Rr. Esat Berisha, Gjilan 12.06.2021 – 04:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte bërë vetë aksident dhe kur zyrtarët policorë kishte shkuar për t’i ofruar ndihmë, i dyshuari i kishte ofenduar dhe kanosur zyrtarët policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri