Mbytet në Velipojë një 40-vjeçar nga Kosova

Mbytet në Velipojë një 40-vjeçar nga Kosova

Kronika June 13, 2021 - 08:19

Dje në orët e mesditës një 40-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Velipojës.

Pushuesit e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 40-vjeçarit por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar.

BalkanWeb njofton se  në plazhin e Velipojës ende mungojnë në disa subjekte rojet bregdetare, ndërsa edhe ambulanca ka vonuar për të shkuar në vendngjarje.

Në plazhin e Velipojës edhe pse ka një numër të lartë turistësh, ende nuk është hapur qendra shëndetësore dhe ende nuk ka një ambulancë që qëndron në gatishmëri për çdo rast emergjent shëndetësor.