Vritet një person në Rahovec, policia arreston familjarin

Vritet një person në Rahovec, policia arreston familjarin

Kronika June 12, 2021 - 23:44

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në Rahovec, raporton Zeri.info.

Zëdhënësi i Policisë Nysret Xhurkaj ka thënë për “Zërin” se si pasojë e plagosjes një person ka vdekur.

Sipas Xhurkajt dyshohet se palët janë familjarë mes vete.

“Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Xhurkaj. /Zëri