Policia gjobit me150 euro veturën zyrtare që bëri tejkalim në vijë të plotë

Policia gjobit me150 euro veturën zyrtare që bëri tejkalim në vijë të plotë

Kronika June 12, 2021 - 16:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka pranuar një informatë për një veturë me targa zyrtare që ka bërë kundërvajtje në komunikacion.

Vetura e cila ka bërë kundërvajtje në komunikacion ishte një veturë zyrtare.

Sipas Policisë vozitësi është identifikuar dhe i është shqiptuar dënimi 150 euro.

“Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit njësitet e trafikut rajonal edhe sot me 12 qershor 2021 përmes rrugëve operative kanë pranuar një informatë kredibile për një veturë me tabela zyrtare që ka shkaktu kundërvajtje, vozitësi është identifiku dhe i është shqiptu kundërvajtja. Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për ndihmën e dhanë me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image