Paraburgim për ferizajasin që rrahu dhe ofendoi me fjalë banale gruan e tij
Foto: Gjykata Themelore Ferizaj

Paraburgim për ferizajasin që rrahu dhe ofendoi me fjalë banale gruan e tij

Kronika June 12, 2021 - 12:27

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor.

Përmes një njoftimi për media nga kjo gjykatë thuhet se i pandehuri dyshohet se ka përdorur forcë fizike ndaj gruas së tij, teksa i njëjti e ka ofenduar me fjalë banale. I dyshuari ka goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit të gruas së tij.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Adem Shabani, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 10.06.2021 në shtëpinë e tyre në Ferizaj, me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që fillimisht kishte filluar ta ofendoj me fjalët të ndryshme më banale, pastaj duke e kapur

për flokë dhe duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, ku me këtë veprim i pandehuri i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës për të cilat posedon raport mjekësor të datës 11.06.2021, të lëshuar nga Qendra Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Zëri