Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Policia me dronë për identifikimin e ngasësve të papërgjegjshëm në komunikacion

Policia me dronë për identifikimin e ngasësve të papërgjegjshëm në komunikacion

Kronika June 11, 2021 - 21:26

Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit edhe sot ka vazhduar me zbatimin e planit operativ "Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke planifikuar detyra dhe angazhime shtesë, me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor.

Përmes një njoftimi nga PK-ja kanë bërë të ditur se pjesë e këtij plani përveq kontrolleve rutinë, dhe kontrolleve me radarë për matjen e lëvizjes së shpejtësisë, sot ka pas kontrolle edhe me përdorimin e dronëve ku do të vëzhgohet hapësira ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventivën e aksidenteve të trafikut rrugor, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve, bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.

“Policia e Kosoveës me qeëllime parandaluese dhe preventive me prioritet do teë angazhohet peër mbareëvajtjeje neë trafik, njeëkoheësisht theërrasim voziteësit qeë t’i respektojneë rregullat dhe normat ligjore”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal të Gjilanit kanë vazhduar kontrolle të shtuara në dy rrugë rajonale: në rrugën " Gjilan - Prishtinë" dhe "Gjilan -Kamenicë", ku gjatë këtyre kontrolleve janë shqiptu nëntë (9) fletë paraqitje kundëvatëse.

Policia e Kosovës (PK) do ti ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin për sigurinë në trafikun rrugor, duke pas “ZERO” tolerancë ndaj të gjithë shkelësve të Ligjit./Zëri