Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
SHKK: Policia ndalon të burgosurin që kishte fshehur drogën në gojë

SHKK: Policia ndalon të burgosurin që kishte fshehur drogën në gojë

Kronika June 11, 2021 - 16:43

Sot, rreth orës 15:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Përmes një njoftimi për media nga SHKK-ja thuhet se gjatë pranimit të një të burgosuri, të njëjtit i është gjetur sasi e dyshuar narkotike, të cilën e kishte fshehur brenda gojës.

“Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores”, thuhet në njoftim./Zëri