Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Prokuroria shënjestron rastin e mashtrimeve me “call center”, 24 persona të përfshirë

Prokuroria shënjestron rastin e mashtrimeve me “call center”, 24 persona të përfshirë

Kronika June 11, 2021 - 16:10

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se e kanë shënjestruar edhe një rast të ri që lidhet me mashtrimet në "call center".

Përmes një njoftimi për media nga Prokuroria thuhet se në rastin e shënjestruar si “thirrjet” janë të përfshirë 24 persona. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit criminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.

“Gjithashtu, nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth shtatëqindmijë (700.000) euro, si dhe janë sekuestruar njëmilioneshtatëqindmijë (1.700.000) euro kesh dhe nëntë (9) vetura”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Zëri