Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Policia intervenon në PTK pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se është përfshirë u.d. i drejtorit

Policia intervenon në PTK pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se është përfshirë u.d. i drejtorit

Kronika June 11, 2021 - 15:00

Një mosmarrëveshje ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në ndërtesën e Postës së Kosovës në Prishtinë, ku është kërkuar edhe ndërhyrja e policisë.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, ka thënë për “Zërin” se lidhur me këtë janë duke u intervistuar palët e përfshira.

Ahmeti bën të ditur se në koordinim me prokurorin e Shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore.

Ndërkaq, gazeta “Express” shkruan se në mesin e të përfshirëve në këtë mosmarrëveshje ka qenë ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Postës të Kosovës, Rafet Jashari. /Zëri