Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Arrestohet një person në Merdare, dyshohet për kontrabandimin e dy të miturve

Arrestohet një person në Merdare, dyshohet për kontrabandimin e dy të miturve

Kronika June 10, 2021 - 23:51

Është arrestuar një person i cili dyshohet se po bënte kontrabantë me emigrantë, raporton Zeri.info.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari Q.P në pikën kufitare të kontrollit në Merdarë kishte patur targa italiane dhe pesë persona në veturë, dy shtetas të Sllovakisë dhe tre të tjerë shtetas kosovarë.

“Sot, më 10.06.2021, rreth orës 12:01 në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Merdare në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë procedurave kufitare të kontrollit të automjeteve dhe udhëtarëve është kontrolluar një veturë me targa italiane. Në veturë ishin pesë persona dy shtetas të Sllovakisë (nënë e djalë, vitet e lindjes 1986 dhe 2017), një mashkull kosovar Q.P. viti i lindjes 1996 dhe dy të mitur meshkuj kosovarë. Policia gjatë trajtimit të personave krijojnë dyshimin se mund të jetë ky një rast i trafikimit me emigrant. Policia ka intervistuar të dyshuarin Q.P. në prezencë të avokatit të tij. Po ashtu janë intervistuar edhe dy viktimat (të miturit, meshkuj kosovarë) në prezencë të prindërve të tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje në këtë njoftim theksohet se gjatë procedurave të intervistimit dhe provave tjera, dyshohet se dy të miturit, meshkuj kosovarë, kishin marrëveshje paraprake me të dyshuarin që të dërgoheshin në Itali pa poseduar dokumente për të lëvizur në zonën shëngen.

“Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare me aktvendim të së cilës i dyshuari dërgohet në mbajtje nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me emigrant’”, përfundon njoftimi. /Zëri