Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Aksident në Prishtinë, tre persona bëhen për spital

Aksident në Prishtinë, tre persona bëhen për spital

Kronika June 10, 2021 - 19:41

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti në rrugën Ilir Konushevci të Prishtinës.

Lajmin për “Zërin” e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave rreth orës 18:20, ndërkaq, me rastin po merret njësiti i trafikut.

Pas aksidenteve që ndodhën ditëve të fundit, Policia ka nis kampanjën vetëdijësuese për sigurinë në trafik.

“APEL NGA POLICIA:KUJDES!Respekto rregullat e trafikut!Shpëto jetë!Shpejtësia vret!”, thuhet në mesazhin që sot policia i dërgoi në telefon të gjithë qytetarëve. /Zëri