Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Policia e Ferizajt ndalon lypësin 83-vjeçar, i konfiskohen 1150 euro
Pamje nga konfiskimi i parave

Policia e Ferizajt ndalon lypësin 83-vjeçar, i konfiskohen 1150 euro

Kronika June 10, 2021 - 18:55

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.

Në kuadër të këtij aksioni policia sot, ka ndaluar personin S.XH (M/SH/SH) 83 vjeçar, tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

"Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë konfiskohen përkohësisht, deri në vendim tjetër", thuhet në njoftim.

Po ashtu nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj konfirmohet se do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon tek qytetarët, "që saherë që hasin në lypësarë, të njoftojnë menjëherë policinë"./Zëri