Digjet një trafo elektrike në Fushë-Kosovë

Digjet një trafo elektrike në Fushë-Kosovë

Kronika May 17, 2021 - 23:16

Një trafo e rrjetit elektrik është djegur sonte në rrugën "Dardania" të Fushë-Kosovës. 

Rastin për "Zërin"e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo theksoi se bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes raportohet vetëm për dëme materiale.

“Sot rreth orës 21:40, është pranuar informata për një incident zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, ka thënë Ahmeti.

Ekipet e KEDS-it dhe njësitet nga stacioni policor i Fushë-Kosovës po merren me rastin.