Lumezi: Konfiskimi i 400 kg kokainë arrin vlerën e 20 milionë eurove
Foto: Zëri/ilustrim

Lumezi: Konfiskimi i 400 kg kokainë arrin vlerën e 20 milionë eurove

Kronika May 17, 2021 - 20:29

Prokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovë, Samedin Mehmeti, mbajtën konferencë për media për t'u deklaruar lidhur me aksionin e zhvilluar ku janë sekuestruar rreth 400 kg heroinë.

Lumezi tha se konfiskimi i kësaj sasie të drogës arrin vlerën e 20 milionë eurove.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me autoritet italiane dhe ato amerikane, kanë konfiskuar 400 kg kokainë vlera e të cilave arrin rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar disa makina dhe mjete tjera. Gjatë hetimit janë përdorur masa të fshehta duke shikuar lëvizjen e të dyshuarve nga Italia deri në vendin tonë. Ju dërgojmë mesazh të qartë të gjitha grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm”, deklaroi Prokurori i Shtetit.

Ai theksoi se bashkëpunimi me shtetet e tjera është bërë duke e ditur se krimi mund t'i prek të gjithë.

“Ashtu kemi bashkëpunuar me shtete tjera duke e ditur se krimi mund të na prek të gjithëve kemi arritur të mposhtim krimin e organizuar. Më lini të falënderoj prokurorët e Shqipërisë, Prokurorët Italianë, policinë shqiptare dhe policinë e Italisë”, tha ndër të tjera Prokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi. /Zëri