Policia: U konfiskuan 400 kg kokainë, 7 persona të arrestuar deri tani

Policia: U konfiskuan 400 kg kokainë, 7 persona të arrestuar deri tani

Kronika May 17, 2021 - 20:21

Rreth 400 kilogramë kokainë dyshohet se u fshehën bashkë me mishin që po vinte nga Brazili në Kosovë.

Forca të shtuara të policisë qëndruan për shumë orë në oborrin e kompanisë “Mc fond”, ku po bënin ekzaminimin e mjetit transportues por edhe të vendit.

E Policia e Kosovës ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngarkesën e madhe të kokainës që është konfiskuar sot.

Në një konferencë të përbashkët me Prokurorinë e Kosovës dhe SPAK-un e Shqipërisë, policia ka bërë me dije detaje nga operacioni.

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka thënë se informacionet kanë ardhur në burime zyrtare disa ditë me parë dhe ngarkesa është mbajtur nën vëzhgim. Po ashtu është njoftuar se janë arrestuar 7 persona dhe sasia e kokainës së sekuestruar është 400 kilogramë.

“Substanca ishte e paketuar në pako të ngjashme të mishit. Deri tani janë arrestuar 7 persona shtetas të Kosovës. Janë sekuestruar 400 kilogramë kokainë, si dhe makina të ndryshme që janë gjetur në depo“, tha drejtori i policisë së Kosovës, raporton Zeri.info.

Ndërkohë kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, u shpreh se ky operacion tregon se lufta kundër krimit është e vërtetë. /Zëri/