Prokuroria thërret konferencë pas sekuestrimit të rreth 400 kg kokainë

Prokuroria thërret konferencë pas sekuestrimit të rreth 400 kg kokainë

Kronika May 17, 2021 - 17:58

Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin e zhvilluar, e ku janë sekuestruar rreth 400 kg substancë narkotike.

Prokuroria bën të ditur se pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës, Prokuroria e Posaçme të Republikës së Shqipërisë dhe nga organet përkatëse të Republikës së Italisë.

“Konferenca do të mbahet nga ora 19:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. /Zëri