Deshi ta mbyste gruan ma kaçavidë, Prokuroria kërkon paraburgim për gjakovarin

Deshi ta mbyste gruan ma kaçavidë, Prokuroria kërkon paraburgim për gjakovarin

Kronika May 14, 2021 - 11:20

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit A.K., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 12 maj, në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Rogovë të Gjakovës, pikërisht në dhomën e fjetjes, ku kishte tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën, F.K., përderisa e njëjta ishte duke fjetur, duke e goditur me kaçavidë disa herë në kokë e në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.K. ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 12 maj 2021”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri