Sulmuan me shkopinj druri dy persona, katër të arrestuar në Vushtrri

Sulmuan me shkopinj druri dy persona, katër të arrestuar në Vushtrri

Kronika May 14, 2021 - 10:35

Janë arrestuar katër persona gjatë ditës së djeshme në Vushtrri, pasi kanë sulmuar me shkopinj druri në oborrin e tyre dy viktima.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Janë konfiskuar dy shkopinj druri, të cilat janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar”, bëhet e ditur në raportin e Policisë. /Zëri