Vetaksident në Istog, tre të lënduar
Foto: Ilustrim

Vetaksident në Istog, tre të lënduar

Kronika May 13, 2021 - 15:54

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Istog.

Policia në rajonin e Pejës, ka bërë të ditur se nga ky aksident janë lënduar tre persona.

“Diku rreth orës 10:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në Istog. Me të arritur në vend të ngjarjes është kuptuar se është vetaksident. Tre persona kanë pësuar lëndime, kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pastaj janë liruar. Hetimet e vendit të ngjarjes i ka kryer njësiti i trafikut rajonal”, kanë bërë të ditur policia./Zëri