Zhduket një grua në Fushë-Kosovë, djali thotë se është me probleme mendore

Zhduket një grua në Fushë-Kosovë, djali thotë se është me probleme mendore

Kronika May 13, 2021 - 09:27

Të mërkurën një person nga Fushë-Kosova ka raportuar në Polici nënën e tij të zhdukur.

Në raportin 24-orës të Policisë thuhet se nëna e tij është me probleme mendore.

“Nëna e tij femër kosovare e cila është me probleme psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti”, thuhet në raportin e PK-së./Zëri