Arrestohet 48-vjeçari në Vlorë, u kap me 130 doza kanabis

Arrestohet 48-vjeçari në Vlorë, u kap me 130 doza kanabis

Kronika May 12, 2021 - 15:28

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin J.H., 48-vjeçar, banues në Orikum, i cili dyshohet se merrej me shitje të drogës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tipit “Benz”, që drejtohej nga vetë ai, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 130 doza me lëndë narkotike kanabis, si dhe një peshore elektronike, raporton Oranews, përcjell klankosova.tv.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Vlorë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.