Një femër ther me thikë një tjetër në Fushë-Kosovë

Një femër ther me thikë një tjetër në Fushë-Kosovë

Kronika May 12, 2021 - 10:49

Dje një femër nga Fushë-Kosova ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshjeje verbale është therur me thikë nga një femër tjetër.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se si pasojë e rastit viktima ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK.

Sipas Policisë, e dyshuara gjendet në arrati.

“Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri