Rrëzohet nga një lartësi prej 2 metrash një person në Prizren, dërgohet në QKUK

Rrëzohet nga një lartësi prej 2 metrash një person në Prizren, dërgohet në QKUK

Kronika May 12, 2021 - 10:49

Është rrëzuar nga një lartësi prej dy metrash një person, gjersa ishte duke kryer disa punë fushe në Prizren.

Viktima fillimisht ndihmën e parë mjekësore e kishte marrë në Emergjencën e Prizrenit, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK.

Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe rasti është nën hetime. /Zëri