Një prishtinase raporton të jetë përdhunuar nga pesë persona, të cilët e detyruan të drogohej

Një prishtinase raporton të jetë përdhunuar nga pesë persona, të cilët e detyruan të drogohej

Kronika May 12, 2021 - 10:42

Një vajzë është paraqitur gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Prishtinë, duke thënë se është përdhunuar nga disa persona.

Sipas raportit të Policisë, bëhet e ditur se më datën 30 prill “ankuesja është takuar me një person, i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar dhe së bashku me katër persona të tjera dyshohet se e kishte dhunuar dhe e kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datën 5 maj”.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar. /Zëri