Atentati mafioz në Elbasan, 41-vjeçari u qëllua me 12 plumba

Atentati mafioz në Elbasan, 41-vjeçari u qëllua me 12 plumba

Kronika May 12, 2021 - 08:10

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 41 vjeçarit Everest Çaka në Elbasan një natë më parë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se autopsia ka bërë me dije se Çaka u qëllua me 12 plumba,të gjitha goditjet janë kryer në distance të afërt dhe e kanë përshkruar trupin e viktimës në pjesën e barkut.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje janë , shoqëruar rreth 20 persona nga zona ku ndodhi ekzekutimi mafioz, janë sekuestruar me dhjetëra kamera sigurie në zonë, si dhe disa të tjera përgjate aksit Elbasan -Rrogozhinë aks që dyshohet të jetë përdorur nga autorët për tu larguar pasi kryen ekzekutimin.

Ndërkohë grupi hetimor ka ngritur disa pista për ekzekutimin e 41 vjeçarit, atë të hakmarrjes, larjeve të hesapeve mes bandave dhe prishje e pazareve të drogës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbej” në Elbasani, ku Everest Çakës iu bë pritë teksa po shkonte te shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silencitaor.

Goditjet ishin fatale për 41-vjeçarin që njihej me dy emra (Everest dhe Ibrahim Çaka) duke ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana ka marrë një plagë në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .e.su.