Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohet një person

Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohet një person

Kronika May 10, 2021 - 22:42

Në mbrëmjen e sotme një person ka pësuar lëndime si pasojë i një aksidenti në rrugën Agim Ramadani të Prishtinës. 

Lajmin për "Zërin" e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti. 

"Sot rreth orës 22:00,në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime", tha Ahmeti. 

Ajo shtoj se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Zëri