Tragjike, vdesin tre anëtarë të një familjeje gjilanase në Shqipëri

Tragjike, vdesin tre anëtarë të një familjeje gjilanase në Shqipëri

Kronika May 08, 2021 - 21:59

Tre anëtarë të familjes Haliti nga komuna e Gjilanit kanë humbur jetën sot në Shqipëri.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri, ka dërguar një telegram ngushëllimi.

Haziri ka apeluar te autoritetet e Shqipërisë që ky rast të ndriçohet sa më parë.

“E nderuar familje Haliti, Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e Hazirit. /Zëri