Gjendet i mbytur një 78-vjeçar në plazhin e Shëngjinit

Gjendet i mbytur një 78-vjeçar në plazhin e Shëngjinit

Kronika May 08, 2021 - 18:52

Një 78-vjeçar është mbytur në zonën e Kunës, në plazhin e Shëngjinit.

Ende pa nisur zyrtarisht sezoni veror, raportohet rasti i parë tragjik në brigjet e Shqipërisë. Foto Labi, është gjetur rreth orës 15:30, pa shenja jete.

Dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak dhe nuk ka mundur të mbijetojë. /tch