Sulmoi një person pasi nuk ia dha biçikletën, dërgohet në paraburgim ferizajasi

Sulmoi një person pasi nuk ia dha biçikletën, dërgohet në paraburgim ferizajasi

Kronika May 08, 2021 - 18:49

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit H.J., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i dyshuari më 7 maj së bashku me djalin e tij e kishin sulmuar një person i cili nuk u kishte dhënë biçikletën.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal – Hakile Ilazi, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 7 maj 2021 në një fshatë në Ferizaj, pasi i pandehuri ishte nisur për të shkuar në xhamin e fshatit për të marrë hoxhën, në rrugë e sipër kishte takuar të dëmtuarin D.M dhe dy persona të tjerë, i cili u kishte kërkuar biçikletën, por të njëjtit nuk ia kishin dhënë. I pandehuri ishte bërë nervozë dhe së bashku me djalin e tij kanë sulmuar fizikisht të dëmtuarin, fillimisht duke e goditur me grushte në nofull, pastaj në kokë, fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit me ç’rast i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda trupore, për çka ka marr edhe ndihmën mjekësore”, bëhet e ditur në njoftim. /Zëri