Vdes në një aksident trafiku prodekani i Fakultetit të Filologjisë në Gjakovë

Vdes në një aksident trafiku prodekani i Fakultetit të Filologjisë në Gjakovë

Kronika May 08, 2021 - 15:42

Fitor Ollamni, prodekani në Fakultetin e Filologjisë “Fehmi Agani” në Gjakovë, ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani.

Sipas rektorit Nimani, prodekani Ollomani ishte 35-vjeçar.

“Nje aksident tragjik i ndodhur në Milot, i ka marre jeten e Prof. dr. Fitor Ollomani, prodekan në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin "Fehmi Agani"në Gjakovë në moshën 35 vjeqare. Vdekja e tij në moshen më të mirë na ka lënë të shokuar të gjithëve! Në emër të studentëve dhe stafit të UFAGj-së i shpreh ngushellime familjes, të dashurve, studentëve dhe tëgjithë të afermve! Pusho në paqe Profesor!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./Zëri