Arrestohen dy 23-vjeçarë në Mitrovicë për sulm e lëndim të rëndë trupor

Arrestohen dy 23-vjeçarë në Mitrovicë për sulm e lëndim të rëndë trupor

Kronika May 06, 2021 - 22:32

Policia ka arrestuar dy 23-vjeçarë, R.S dhe K.P, në Mitrovicë si të dyshuar për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Kështu ka bërë të ditur Policia duke theksuar se identifikimi dhe arrestimi i dy të dyshuarve është bërë pas një pune hetimore lidhur me rastin e ndodhur më 9 prill 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e një përleshjeje, i lënduar kishte mbetur viktima i cili është trajtuar në QKUK.

“Në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicën e Jugut, në orët e pasdites së sotme, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘Sulm‘ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’, kanë arrestuar dy persona të dyshuar R. S., 23 vjeçar dhe K. P., 23 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Identifikimi dhe arrestimi i dy të dyshuarve është bërë pas një pune hetimore lidhur me rastin e ndodhur më 9 prill 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima i cili është trajtuar në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Zeri.info.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. /Zëri