Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Arrestohet gjilanasi pasi sulmoi fizikisht gruan e djalit, shtetase e Serbisë

Arrestohet gjilanasi pasi sulmoi fizikisht gruan e djalit, shtetase e Serbisë

Kronika May 06, 2021 - 08:49

Në Kllokot të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht gruan e djalit të tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte shtetase e Serbisë dhe e njëjta ka pësuar lëndime.

Po ashtu Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri