Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Aksident trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë, drejtuesi i motoçikletës bëhet për spital

Aksident trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë, drejtuesi i motoçikletës bëhet për spital

Kronika May 04, 2021 - 21:27

Një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti ka thënë për “Zërin” se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili edhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ahmeti bën të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Zëri