Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Gjendet pa shenja jete një 4-vjeçare në Dragash, ra nga pakujdesia në lumë

Gjendet pa shenja jete një 4-vjeçare në Dragash, ra nga pakujdesia në lumë

Kronika May 04, 2021 - 20:43

Një fëmijë i moshës 4-vjeçare është gjetur pa shenja jete në komunën e Dragashit.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se 4-vjeçarja ka qenë duke luajtur afër lumit dhe si pasojë e pakujdesisë ka rënë në lumë.

“Reth orë 20:00 Policia ka pranuar informatë se në lumin e fshatit Blaç në komunën e Dragashit është gjetur një fëmijë i moshës 4-vjeçare pa shenja jete. Ka qenë duke luajtur afër lumit dhe si pasojë e pakujdesisë ka rënë në lumë. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku i fshatit”, tha Osmanollaj./Zëri