Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Shkoi të luajë në oborrin e shkollës e nuk u kthye ende, nëna e raporton të zhdukur vajzën e mitur

Shkoi të luajë në oborrin e shkollës e nuk u kthye ende, nëna e raporton të zhdukur vajzën e mitur

Kronika May 04, 2021 - 10:00

Një nënë e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj të mitur.

Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 18:00, në fshatin Llabjan të Novobërdës, ndërsa nëna ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur kishte dalë nga shtëpia e saj për të shkuar në këndin e lojërave te shkolla fillore, por prej asaj kohe nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Në raportin e Policisë thuhet se në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, e cila vazhdon të hetohet. /Zëri