Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Prishtinasi i shkon në banesë ish të dashurës dhe e keqtrajton

Prishtinasi i shkon në banesë ish të dashurës dhe e keqtrajton

Kronika May 04, 2021 - 09:51

Një femër ka raportuar në Polici se është keqtrajtuar nga ish i dashuri i saj.

Ajo ka raportuar në Polici se të hënën, rreth orës 22:00, derisa kishte qenë në banesën e saj, ishte marrë me dhunë dhe ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht nga ish i dashuri i saj.

“Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri