Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Shqiptari pranon vrasjen në Greqi: Viktima më bënte magji

Shqiptari pranon vrasjen në Greqi: Viktima më bënte magji

Kronika May 04, 2021 - 09:50

Një shqiptar, autor i një vrasjeje në Greqi është vënë në pranga dhe pritet që të dalë para gjykatës në ditët në vijim. Mësohet se ky person është 32 vjeç, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur në mediat helene. I riu shqiptar vrau një punonjës të një Qendre Shëndetësore në Kalivia. Ai ka folur para autoriteteve dhe është shprehur se gjithçka e ka bërë sepse mendonte se viktima i kishte bërë magji.

Provat nga vendi i ngjarjes kishin treguar se ai dhe punonjësi i qendrës shëndetësore ishin të afërt me njëri tjetrin. “Në një pikë të caktuar kuptova se D dhe E përdornin magji për të na shkatërruar. Hidhnin pluhur, vaj dhe fije në makinë, ballkon, shtëpi dhe në shkallë. Kur e kuptova që magjia e tyre kishte efekt ishte rreth Tetorit të 2020-ës. Fillova të humb peshë dhe nuk mund të flija gjatë natës”, ka thënë ai.

I riu shqiptar ka treguar edhe se si ndodhi vrasja. “U afrova, hapa derën e shoferit dhe e qëllova tre herë me pistoletë. Më pas shkova tek makina ime dhe u largova me shpejtësi”, tha ai. 32-vjeçari ka zbuluar se e ka blerë armën në Mendini. Kur ka shkuar të kryejë vrasjen, i riu ka hequr nga makina targën. Pas kësaj ngjarje, ai është larguar me të ëmën për në Shqipëri. Gjithë këtë kohë, ai fshihej në një fshat të thellë në vendin tonë derisa policia zbuloi se ai qëndronte në mënyrë të jashtëligjshme./tvklan