Vetaksident me traktor, vdes mitrovicasi

Vetaksident me traktor, vdes mitrovicasi

Kronika May 04, 2021 - 09:45

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të hënën në Mitrovicë.

Policia ka raportuar se në fshatin Vërrnicë, rreth orës 15:40, ka ndodhur një vetaksident, në të cilin ka qenë i përfshirë një traktor.

“Drejtuesi mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u rrokullisur. Për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Zëri