Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Dy persona të maskuar tentojnë ta rrëmbejnë një 11-vjeçar në Vushtrri

Dy persona të maskuar tentojnë ta rrëmbejnë një 11-vjeçar në Vushtrri

Kronika May 04, 2021 - 09:42

Dy persona të maskuar kanë tentuar ta rrëmbejnë një fëmijë në Vushtrri.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:07 dhe sipas policisë, babai i fëmijës ka raportuar se në lagjen ku banon, para hyrjes së objektit, dy persona të maskuar kanë tentuar t’ia rrëmbejnë djalin e tij (i moshës 11 vjeç), por nuk ia kanë arritur dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për trajtim mjekësor, pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Nuk dihet motivi i rastit.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Zëri